Pengu i Al Kaidës kërkon ndihmë nga Obama
Një shtetas amerikan, i rrëmbyer në Pakistan në vitin 2011, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të negociojë për lirimin e tij.Në një video dërguar gazetarëve në Pakistan, Warren Weinstein thotë se ndjehet krejtësisht i braktisur dhe i harruar, pasi është mbajtur për dy vjet nga Al Kaida në Pakistan.Lëvizja islamike kërkon ndalimin e sulmeve ajrore amerikane në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen, në këmbim të lirimit të Weinsteinit.Shtëpia e Bardhë ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, por ka thënë se Uashingtoni nuk do të negociojë me grupin terrorist.Weinstein, 72 vjeç, është marrë nga shtëpia e tij në qytetin Lahore, në gusht të vitit 2011.Ai ka qenë drejtor i firmës J.E. Austin Associates në Pakistan.Firma, me seli në Uashington, këshillon një gamë biznesesh të Pakistanit dhe departamenteve qeveritare.