Lufta për pushtet në Sudanin e Jugut, zbulohet varrezë masive
Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot për situatën në Sudanin e Jugut ku luftimet vazhdojnë dhe numri i viktimave është në rritje. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka kërkuar 5 mijë e 500 trupa paqeruajtëse shtesë për të mbrojtur civilët nga përkeqësimi dhunës.Veprimi i OKB-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara shtuan përpjekjet diplomatike për të qetësuar dhunën etnike dhe filluan ripozicionimin e trupave në rajon.Nderkaq Kombet e Bashkuara thonë se rreth 75 trupa të pajetë janë zbuluar në një varrezë masive në Bentiu të Sudanit Jugor.Komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillay, ka thënë se ka shqetësime për së paku edhe dy varreza masive në qytetin Juba.Në Sudanin Jugor, për më shumë se një javë, është duke u zhvilluar konflikt i hapur midis pjesëtarëve të presidentit aktul, Salva Kiir, dhe të ish-zëvendësit të tij, Riek Machar.Përleshjet kanë nisur pasi Kiir ka akuzuar Macharin për përpjekje për grusht-shtet.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka paralajmëruar grupet e armatosura në Sudanin Jugor me hetime të krimeve kundër njerëzimit.