Rusi, lirohen 2 pjesëtare të grupit Pussy Riot
Dy pjesëtare të grupit muzikor, Pussy Riot janë liruar nga burgu në Nizhni Novgorod, pas amnistisë të dhënë nga presidenti rus Vladimir Putin.Javën e kaluar, Duma shtetërore ruse unanimisht ka votuar në favor të legjislacionit për amnisti, që ka efekt edhe në dy pjesëtare të këtij grupi, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova. Lirinë e fitoi e para Maria Alyokhina e vetëm disa orë më pas Nadezhda TolokonnikovaDy pjestaret e grupit Pussy Riot mbaronin dënimin e tyre në muajin mars të vitit të ardhshëm, pas një dënimi 2 vjecar për huliganizëm dhe urrejtje fetare. Ato u dënuan për shkak të një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në një kishë në Moskë.Pas lirimit, Alyokhina tha se kjo është një lëvizje e qeverisë për t'u dukur mirë dhe se preferonte të qëndronte në burg. Nuk mendoj se amnistia është një akt humanitar. Nëse do të mund të zgjidhja, do të vazhdoja të qëndroja brenda.Shefi i Kremlinit konfirmoi se falje do të marrin dhe aktivistët e "Greenpeace".Të premten ish-manjati rus i naftës Mikhail Khodorkovsky dikur njeriu më i pasur i Rusisë u fal e më pas u lirua nga burgu, ku vuante dënimin e tij prrej 10 vitesh nën akuzën për mashtrim dhe evazion fiskal.Ai ka insistuar gjithmonë se dënimia i tij ishte i motivuar politikisht, për shkak të mbështetjes së tij financiare për partitë opozitare. Për analistët dhe vëzhguesit, Putin po përpiqet të zbusë kritikat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përpara Lojërave Olimpike të Sochi-t, që do të zhvillohen në Shkurt të vitit të ardhshëm.