Brazil, autobusi bie në greminë, 14 të vdekur

Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur të dielën kur autobusi me të cilin udhëtonin doli jashtë rrugës dhe ra në greminë, në shtetin e Sao Paulos në Brazil, njoftojnë autoritetet vendase.Siç raportojnë mediat lokale, në autobus ishin 54 pasagjerë në total. Autobusi ishte duke udhëtuar në itinerarin Curitiba-Rio de Janeiro.Sipas gazetës “O Estado de Sao Paulo” mjeti transportues është aksidentuar në një rrugë malore në afërsi të qytetit Sao Paolo, ndërsa ka rënë në greminën e thellë 50 metra.