Suedi, protestëa anti-racizëm
Mijëra suedezë kanë dal ënë rrugët e Stokholmit të dielën në një protestë kundër racizmit, që vjen pas një sulmi që neo-nazistët kryen fundjavës së kaluar, njofton policia.Protesta u thirr për t’u solidarizuar me një grup protestuesish, të cilët javën e kaluar u sulmuan me shishe e sende të forta, nga dhjetëra neo-nazistë në lagjen Karrtorp.Dy protestues ishin qëlluar me thikë, ndërsa policia kishte prangosur 26 neo-nazistë të dyshuar për sulm ndaj protestuesve të qetë.Suedia ka qenë për një kohë të gjatë bastion i tolerancës, por së fundi po përjeton ngritjen e grupeve të djathta ekstreme, pasi edhe emigracioni është shtuar në këtë vend.Partia anti-emigracion, Demokratët Suedezë, ka arritur kuotën prej 10 përqind në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të caktuara më 2014.