Al-Kaida kërkon falje për sulmin në spitalin e Jemenit

Dega e Al-Kaidas në Jemen ka kërkuar falje për sulmin që ka kryer më 5 dhjetor në spitalin brenda kompleksit ushtarak, ku u vranë 52 njerëz.Al-Kaida në Gadishullin Arab (AQAP) ka marr përsipër këtë sulm, por në një video të postuar të shtunën vonë në internet, komandanti i AQAP-it Qassim al-Rimi thotë e luftëtarëve nuk u ishte thënë që të hyjnë në spitalin brenda kompleksit ushtarak.Al-Rimi tha, “ne e pranojmë fajin dhe përgjegjësinë tonë” ndërsa ka lënë fajin te njëri prej militantët që ishte dërguar për të kryer këtë mision, i cili nuk kishte dërgjuar urdhërat që i ishin dhënë.“Ne e distancojmë vetën nga ajo që bëri vëllau jonë”, tha al-Rimi.Në mesin e viktimave ishin edhe mjekë të huaj, si nga Filipinet, Gjermania, Vjetnami e India.Al-Rimi i dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave, dhe u zotua se AQAP do t’ua shpaguaj me gjak atyre familjeve si kompensim.Ai ka thënë po ashtu se Xhihadi do të vazhdoj në Jemen.