Belgjikë, azilkërkuesit ndërtuan kamp në qytetin Mons

Raportohet se azilkërkuesit afganë dhe mbështetësit e tyre, kanë ndërtuar një kamp në qytetin Mons të Belgjikës.Ata po kërkojnë nga kryeministri i këtij vendi, Elio Di Rupo, që ta shqyrtoj kërkesën e tyre për lejeqëndrim në Belgjikë, duke argumentuar se do të ishte shumë i rrezikshëm kthimi i tyre në Afganistan.Demonstruesit kanë marshuar afro 70 kilometra nga Brukseli për t`u takuar me kryeministrin Di Rupo, i cili është edhe prefekt i qytetit Mons.