“Bombat-fuçi” të Assad vrasin 25 civilë në Aleppo, mes tyre dhe fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2013, 18:59
Luftimet në Siri vijojnë të shkaktojnë viktima. Të paktën 25 persona raportohet se janë vrarë vetëm orët e fundit në një sulm ajror të avionëve të regjimit në qytetin e Alepos.Observatori sirian për drejtat e njeriut, thotë se mes viktimave janë edhe 6 fëmijë. Sulmi raportohet se ndodhi në afërsi të një tregu të populluar në qytetin e Alepos.Për ngjarjen ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave që kanë mbetur të plagosur, por observatori për të drejtat thotë se spitali u mbush plot me të tillë.