Vdes Kallashnikovi, Mikhail u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare

I njohur si babai i kallashnikovit, armës që i dha mbiemrin e tij që ka marrë shumë jetë njerëzish në shumë vende të botës edhe në Shqipëri, Mikhail Kalashnikov ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.Mikhail Kalashnikov i përkiste një familjeje bujqish në Kurya në Rusi, ishte anëtar i një familjeje të madhe prej 20 antarësh. Ndërsa u bë pjesë e ushtrisë së kuqe në 1938 u vunë re dhe aftësitë e tij projektuese në përmirësimin e armëve luftarake të ushtrisë sovjetike në atë kohë.Në 1941 u plagos në një betejë me ushtrinë gjermane, e ndërsa u shtrua në spital gjeti kohën e duhur për projektimin e armës qe do ta bënte të famshën në të gjithë botën, por edhe që do ta vinte disa herë nën akuzë si përgjegjës për miliona të vrarë.Arma e prodhuar prej tij u përdor në konflikte të mëdha si në Vietnam, Angola, Algjeri dhe Afganistan etj, ndërsa pas viteve 1990 është përdorur nga grupet terroriste në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Azi dhe mjafton të kujtojmë foto apo video te kryeterroristit Osama Bin Laden që gjithnjë shfaqej me kallashnikov.Lehtësia për t'u përdorur, saktësia në shënjestër, por edhe çmimi i lirë i saj e bëri kallashnikovin, armën më të përhapur në botë.Por edhe pse ishte shpikësi i kësaj arme, Kallashnikov nuk pati ndonjë përfitim të madh, pasi lehtësia në prodhimin e kësaj arme, bëri që shumë vende ta prodhonin vetë atë pa e porositur në Bashkimin Sovjektik.Përfitimet për Mikhail Kallashnikov erdhën vonë, në moshën 83-vjeçare kur ai pas një gjyqi fitoi 30% të aksioneve të një kompanie gjermane të prodhimit të çadrave dhe ujit mineral që përdorte emrin "Kallashnikov".Pas viteve 90-të, Kallashnikov u akuzua si përgjegjës për miliona të vdekur prej shpikjes së tij, por ai e refuzoi këtë përgjgegjësi duke u përgjigjur se kishte si objektiv të mbroheshin kufinjtë e atdheut të tij dhe se faji u takon qeverive e politikanëve të vendeve që e përdorën në masë dhe jo i shpikësit të Kallashnikov.