Turqi, sërish protesta kundër Erdoganit

Turqit janë ngritur sërish në protestë kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Përleshje mes policisë dhe protestuesve raportohen  gjatë një proteste anti qeveritare në Stamboll në lidhje me një skandal korrupsioni që ka çuar në arrestime të shumta.Protestuesit duan që qeveria të japë dorëheqjen por kryeministri Rexhep Tajip Erdogan mbetet sfidues. Ai pohon hetim është një përpjekje për të dëmtuar qeverinë e tij.Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë mijëra njerëz që protestonin kundër planeve të qeverisë  ndaj skandalit të korrupsionit ku janë arrestuar dhjetëra njerëz, përfshi djem ministrash të kabinetit.  Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka dënuar hetimet për korrupsion si veprime të aleancave të zeza dhe ka pohuar se do t'i demaskojë njerëzit e përfshirë në të.Ai ka reaguar ndaj hetimit me heqjen nga puna të disa policëve dhe zyrtarëve të policisë për bashkëpunim me hetimet pa marrë leje.Sipas analisteve turq, arrestimet dhe pezullimet nga puna jane reflektim i armiqësisë që po gërryen partinë në pushtet, ku flitet për një luftë të hapur mes mbështetësve të Erdoganit dhe mbështetesve të dijetarit islamik Fetullah Gylen, i cili jeton në mërgim prej vitesh.