OKB-ja evakuon pjesërisht personelin nga Sudani Jugor

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor njofton se ka nisur  të zhvendos stafin nga kryeqyteti Juba, për në Uganda, nga frika e përshkallëzimit të dhunës nga luftimet e ushtrisë me forcat rebele.Ky mision lajmëroi të dielën se i gjithë personeli i saj në qytetin Bor, janë evakuuar për në Juba.Bor, është kryeqyteti i shtetit Jonglei, dhe vazhdon të jetë skenë e luftimeve të ashpra.Të shtunën tre aeroplanë ushtarak amerikan që ishin nisur për të evakuuar shtetasit amerikan nga Bor, janë qëlluar me artileri, dhe për pasojë katër ushtarë amerikan janë u plagosën.Të premten ndërkaq në të njëjtin rajon, një helikopter i OKB-së është rrëzuar.Vala e fundit e dhunës në shtetin më të ri të botës, ka vrarë qindra civilë, ndërsa liderë botëror kanë shfaqur brenga për një luftë eventuale civile në këtë shtet.