Britani, Clegg kundërshton Cameron-in për emigrantët
Zëvendësi i kryeministrit britanik , Nick Clegg ka kundërshtuar fushatën anti-emigracion të ndërmarrë ditët e fundit nga David Cameron.Numri dy i qeverisë dhe udhëheqësi i partisë Liberal-Demokrate, partnere e koalicionit që mban në pushtet qeverinë aktuale, në Britaninë e Madhe, në një intervistë dhënë për “The Sunday Times” të së dielës, theksoi se partia e tij nuk do të pranojë më masa të reja kundër emigracionit.Ndërkohë që një deputet konservator ka paralajmëruar se retorika për emigracionin, mund të frenojë britanikët me ngjyrë të mos votojnë partinë Konservatore të David Cameron-it.Deputeti konservator, Mark Filed, i ka kujtuar kryeministrit të mos bëjë gabimet, që bëri Mitt Romney, kandidati republikan për president në SHBA, në vitin 2012.Ndërkohë, presidenti bullgar Plevneliev, në një intervistë dhënë “The Observer”, ka paralajmëruar kryeministrin britanik se rrezikon të gjykohet nga historia, si kryeministri që izoloi Britaninë dhe dëmtoi reputacionin e saj.Duke komentuar qëndrimet e Cameron në takimin e Brukselit, ku kërkoi të vërë veton për vendet e reja, si Shqipëria dhe Serbia, presidenti bullgar tha se “perdet e hekurat” duhet të rrëzohen, pasi ka ardhur koha të bien muret dhe jo të ngrihen mure të rinj.Presidenti bullgar tha se, ai ishte i shqetësuar për sigurinë fizike të bullgarëve, nga tërë kjo retorikë.