Të paktën 6 të vdekur nga përmbytjet në Brazil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2013, 08:15
Shiu intensiv dhe përmbytjet në Brazilin juglindor kanë shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe evakuimin e 40 mijë njerëzve të tjerë nga shtëpitë e tyre.Zyrtarët e mbrojtjes civile thonë se shiu i madh që filloi javën e kaluar e ka shkaktuar dëme të mëdha në 45 komuna braziliane, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.Disa rrugë kryesore janë dëmtuar nga reshjet e furishme të shiut, ndërsa rrugë të tjera janë përmbytur.Në 24 orë, 130 milimetra shi ka rënë në shtetin Espirito Santo. Garda Kombëtare Braziliane të dielën u dislokua për të ndihmuar autoritetet shtetërore, veçanërisht në situatat e kërkim shpëtimit.