Egjipt,Gjykata burgos aktivistët për shkak të protestave

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar të dielën, tre aktivistë të lartë me nga 3 vjet burg për secilin, për rolin e tyre në protestat e fundit.Ky rast gjyqësor ka ngritur dyshimet tek grupet e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, se sistemi juridik në Egjipt po thellohet dita ditës në kufizimin e lirive politike për banorët.Të tre aktivistët Ahmed Maher, Ahmed Douma dhe Mohamed Adel, ishin figura prominente në lëvizjen për ndryshim.Ata kishin qenë ndër të parë që kanë nxitur protestat e vitit 2011 që shkaktuan rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak nga pushteti.Të dënuarit do të duhet të paguajnë edhe nga 5000 euro gjobë.