Ditë të vështira për Erdogan, 16 zyrtarë të qeverisë akuzohen për korrupsion
Gjykatat në Turqi kanë akuzuar për korrupsion 16 persona të afërt me qeverinë, në mesin e të cilëve djemtë e dy ministrave, në lidhje me një hetim të cilin kryeministri Rexhep Taip e ka quajtur operacion të pisët që ka për qëllim të minojë qeverisjen e tij.Sulejman Aslan, manaxheri i përgjithshëm i bankës shtetërore Halkbank ishte njëri nga të arrestuarit dhe të akuzuarit së bashku me djalin e ministrit të brendshëm turk dhe ministrit të ekonomisë.Operacioni, i paprecedentë në Turqi sa i përket shtrirjes së tij, filloi javën e kaluar me arrestimin e dhjetëra njerëzve të cilët konsiderohen si pjesë e qarqeve qeveritare, nën akuzën për rryshfet.Gjithsej, 24 persona janë aktualisht nën arrest, dhe ata presin të dalin në gjyq nën akuza për korrupsion. Ndërkohë, të shtunën një gjykatë urdhëroi arrestimin e 33 prej të arrestuarve, përfshirë dhe kryetarin e minibashkisë së Fatihut në Stamboll, Mustafa Demir, dhe djalin e ministrit të mjedisit.Ndërkohë qeveria e Erdoanit, nga ana e asaj, ka reaguar duke larguar nga postet e tyre disa shefa të policisë, dhe i ka akuzuar ata për abuzim me detyrën dhe për mosraportim të hetimit zyrtarëve më të lartë të institucioneve të sigurisë.Analistët në Turqi kanë deklaruar se ngjarja reflekton një konflikt në gjirin e partisë qverisëse AKP ndërmjet atyre që mbështesin kryeminsitrin Tajip Erdoan dhe përkrahësve të Fetullah Gylenit, një dijetar musliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.Anëtarët e lëvizjes Hizmet të drejtuar nga Fetullah Gylen mendohet se mbajnë pozita të larta në polici, gjyqësor dhe në gjirin e vetë partisë.