Konfirmohet shpërthimi i gripit H5N2 në Kinën veriore
Një fermë e shpendëve në veri të Kinës është vënë në karantinë pasi është konfimuar nga autoritetet lokale, shpërthimi i gripit të shpezëve H5N2, njoftojnë mediat shtetërore.125,700 pula janë vrarë pasi autoritetet kanë mbyllur dhe sterilizuar një zonë prej 3 kilometra katror, në afërsi të qytetit Baoding, në krahinën Hebei.Mbi 4,000 pula raportohet se kishin ngordhur në këtë fermë që nga e marta, raporton sot agjencia e lajmeve Xinhua.Të mërkurën ndërkaq në këtë shtet ka vdekur një 73 vjeçe e cila ishte viktima e parë e këtij lloji të ri të gripit të shpendëve.Kina ka raportuar 142 raste, prej të cilat 45 kanë vdekur, nga gripi i shpendëve H7N9, që kur është zbuluar në mars të këtij viti.Gripi i shpendëve, ose avian influenza, është një sëmundje ngjitëse me origjinë nga shpendët, e cila shkaktohet nga viruset të cilat normalisht prekin shpendët, dhe më rrallë edhe derrat.Ky grip mund të jetë fatal për njerëzit.Në tetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë pati thënë se nuk ka gjetur ende asnjë provë të “qëndrueshme” se virusi mund “të transmetohet nga njeriu në njeri”.