Khodorkovsky zotohet për të ndihmuar në lirimin e të burgosurve të tjerë politikë

Ish-bosi rus i naftës, Mikhail Khodorkovsky, tha sot se shumë të burgosur të tjerë politik mbeten prapa grilave në Rusi.Duke folur në Berlin, në konferencën e parë për shtyp, dy ditë pasi është liruar nga burgu, Khodorkovsky tha se “askush s’duhet të më shohë mua si simbol, sepse ka edhe të burgosur të tjerë politik në Rusi”.50-vjeçari, i cili shkoi në Gjermani menjëherë pas lirimit nga burgu-pasi e fali presidenti rus Vladimir Putin përmes aprovimit të ligjit të amnistisë, tha që nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në Gjermani, ku është ribashkuar me familjen e tij të ngushtë.I pyetur nëse do të kthehet në Rusi, Khodorkovsky tha se nuk ka garanci që nëse kthehet, atij do t’i lejohet që të lëshoj Rusinë prapë.Ai tha se nuk do të hyjë në politikë ose të kërkojë kthimin e pronës së tij, ish-kompaninë e përpunimit të naftës Yukos.Khodorkovsky ka qëndruar për 10 vjet në burg, ndërsa është dashur të mbaroj denimin në muajin gusht të vitit 2014.Para burgosjes së tij nën akuza për mashtrim dhe evazion fiskal, Mikhail Khodorkovsky ishte njeriu më i pasur në Rusi. Ndërsa sot, nuk dihet se sa është fitimi i tij neto.