Cameron “shuan” shpresat për statusin: Shqipëria të bëjë përparim, BE me rregulla të reja

Kryeministri britanik, David Cameron, pasi e shpjegoi qëndrimin e Britanisë ndaj dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë për median e shkruar, e ka sqaruar dhe një herë përmes konferencës për mediat pas përfundimit të samitit dyditor në Bruksel të liderve të BE-së.Cameron duke iu referuar takimit me kryeministrin Rama pak kohë më parë tha se u diskutua mbi vijimin e reformave, por kreu i ekzekutivit britanik mendon se BE duhet të shohë më shumë përparim në këtë drejtim."Për Shqipërinë ne nuk po e mbështesim statusin kandidat tani. Siç e dini, ka disa hapa për t'u ndjekur përpara se të bëhesh anëtar. E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por unë mendoj se duhen ndjekur të tjerë hapa përpara se të vendoset për dhënien e statusit kandidat.Për këtë qëllim ne inkurajojmë vendin për marrjen e masave ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar, si dhe vendosjen e praktikave të duhura ligjore, për sundimin e ligjit.Kjo është mundësia që proçesi i anëtarësimit në BE të bëhet një politikë mjaft e mirë dhe ne duhet të sigurohemi se kjo do të ndodhë në rastin e Shqipërisë.Ne jemi pro zgjerimit, por ne duhet të mësojmë nga e kaluara që të mos përsëriten lëvizjet e mëdha të njerëzve siç i kemi parë. Zgjerimi i Bashkimit Europian është padyshim një sukses, kontrolli tranzitor ishte i suksesshëm, por jo kur përdorej nga vendet sapo bëheshin antare të BE dhe unë debatoj që të shkojmë një hap më tej për kontroll më të fortë tranzitor"Frika nga emigracioni masiv është baza e qëndrimit kundër të Britanisë, një ndër pesë vendet që bllokuan statusin. Pas këtij vendimi të ministrave të jashtëm të BE, shtetet skeptike po zbulojnë ditë pas dite Jo-në e tyre për Shqipërinë.