Tiranë, humbet jetën 27-vjeçari, bie nga lartësia duke udhëtuar me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2013, 17:50
Një aksident i cili i ka kushtuar jetën një 27-vjeçari, ka ndodhur orët e pasdites së sotme në kryeqytet.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku 27-vjeçari, Dorjan Gaxhai, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e madhe kur ishte duke udhëtuar me biçikletë.Mendohet se 27-vjeçari, nuk e ka vënë re se rruga nuk vazhdonte më tutje, pasi nuk nuk ka pasur asnjë shenjë paralajmëruese, nuk ka mundur ta kontrollojë dot biçikletën me të cilën udhëtonte dhe si pasojë ka rënë nga lartësi e madhe.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së kryeqytetit, të cilat kanë nisur hetimet e menjëhershme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kushtet në të cilat ka ndodhur aksidenti.