Sarandë, vetëhelmohet 14-vjeçarja pas një konflikti në familje

Një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.Ngjarja ka  ndodhur në fshatin Vrinë në rrethin e Sarndës ku 14-vjeçarja me inicialet  K.SH është vetëhelmuar.Menjëherë e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës  për të marrë ndihmën mjekësore.14-vjeçarja do të transportohej me helikopter drejt Tiranës por ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” në Sarandë.Mësohet se e mitura është vetëhelmuar pas një konflikti që ka pasur në familje. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.