Rikthehet gripi i derrit, tre fëmijë të sëmurë në Tetovë
Në Maqedoni është rikthyer edhe këtët sezon gripi vdekjeprurës H1N1 apo i njohur si ‘gripi i derrit’. Tre fëmijë të shtruar në spitalin e Tetovës kanë rezultuar të sëmurë me këtë grip, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka alarmuar qendrat mjekësore në vend për mobilizim për të përballur situatën e përhapjes së mundshme të këtij virusi.Në Spitalin e Tetovës bëhet fjalë për tre fëmijë të moshës deri 13 vjeç, të cilët janë në fazën e parë të komplikimeve dhe sëmundjes nga ky virus.Bllagoja Aleksovski nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë javës së parë nga virusi i gripit të zakonshëm janë regjistruar 423 raste në mbarë vendin, prej të cilëve shumica në Shkup, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë.Nga fundi i vitit 2012 deri në tremujorshin e parë të vitit 2013 u regjistruan katër të vdekur nga virusi i ashtuquajtur ‘gripi i derrit’."Virusi që shkaktoi epidemi në vitet 2009 dhe 2010 tani ka karakteristikat e gripit të zakonshëm sezonal. Ky nuk është më i njëjti virus, nuk është më domosdoshmërish fatal, pasojat dhe trajtimet janë zakonisht si të gripit sezonal", theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik në Shkup.