“Shembet struktura” e Aluzinit, Lame: Legalizimet, një proçes kaotik e korruptiv

Situata e legalizimeve në Shqipëri është në një kaos total.Drejtori i Aluiznit, Artan Lame, në një pasqyrim të situatës aktuale ka deklaruar se nga 293 mijë vetdeklarime kanë marë çertifikatën e pronësisë vetëm 10 mijë qytetarë.Lame shpjegon se proçesi i legalizimeve është i përfshirë nga korrupsioni dhe kaosi administrativ. Ndërkohë që 50 mijë qytetarë kanë bërë pagesën, por ende nuk kanë marrë leje legalizimi.Përsa i përket premtimit për legalizime falas, kreu i Aluiznit shpjegoi se kjo do të jetë vetëm për pjesën administrative të dokumentacionit dhe matjeve në terren.Ndërkohë që Lame deklaroi se nuk do të legalizohen ato ndërtime që janë bërë në zona të mbrojtura pavarësisht se kanë paguar.Vetëm pas disa javëve Aluizni pritet të publikojë zgjidhjet në lidhje me këtë situatë të krijuar, duke iu dhënë një përgjigje konkrete të gjithë qytetarëve të interesuar.