Halimi për “Rama-Tahiri”: Fajësuan prindërit e viktimës, të neveritshëm e makabër të dy

I sapokthyer nga funeral i adoleshentit që u vra mizorisht vetëm një ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij në ambjentet e shkollës, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, në një reagim në fb rreth debateve në Kuvend, i cilësoi të neveritshme deklaratat e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm që sipas tij bënë përgjegjës familjen për humbjen e birit të tyre."Sapo kthehem nga funerali i Adriatikut djalit qe dje iu morr jeta ne menyre te padrejte gjate nje procesi mesimor dhe nuk pata mundesi te isha ne sallen e parlamentit, por degjova se ishin kapardisur neveritshem, kryeministri dhe ceri i tij skizofren qe ka bere minister se fajin e kane prinderit e viktimes! Mire qe nuk erdhen per ngushellim, por i dhane sot nje thike tjeter prinderve qe humben djalin e vetem qe e rrisnin me kaq shume mundime” shprehet ai.Sipas Halimit, urrejtjen ndaj opozites ata ia derdhën prinderve, per te mbuluar paaftesine e tyre.“Te neveritshem per te mbuluar paaftesine. Sot nuk duhej te merreshin me akuza, nuk duhet merreshin me politike, nuk duhej te akuzonin prinderit e viktimes per ngjarjen por vetem te ngushellonin. Te neveritshem dhe makaber te dy”përfundon Halimi.