Nishani dekreton Ambasadorët, Leonard Demin në NATO, llir Gjoni në Zvicër
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka dekretuar sot Leonard Demin, ambasador të vendit tonë në NATO dhe Ilir Gjonin, ambasador në Zvicer. Dekretimi i tyre vjen vetëm tre ditë pas miratimit me unanimitet të dy kandidaturave të prezantuara nga ministi i Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm, propozuar nga Kryeministri.Dekretet për:-Emerimin e zotit Leonard Demi, Ambasador i Republikes së Shqipërisë në NATO, rezident.-Emerimin e zotit Ilir Gjoni, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Principaten e Lihtenshteinit, jorezident.Të hënën Leonard Demi dhe Ilir Gjoni, respektivisht ish-deputetë të PD dhe PS, siguruan mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës për një vend në diplomaci.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka tejkaluar dallimet partiake dhe ka zgjedhur ish-kreun e Komisionit të Sigurisë, Demi, për të përfaqësuar Shqipërinë në NATO dhe ish-nënkryetarin e këtij Komisioni, Gjoni, si ambasador të Shqipërisë në Zvicër.