Gjyqi, Ardian Prrenjasit do i bëhet ekspertim psikiatriko-ligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2013, 13:32
Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin gjyqësor për monstrën e Laprakës, Ardian Prrenjasi,i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë.Gjykata caktoi një mjek psikiatriko-ligjor për të parë nëse ai ka probleme mendore dhe për të zbuluar nëse mbi Prrenjasin ka patur abuzime kur ka qenë fëmijë apo i ri.Mjeku kërkoi një muaj kohë për të hartuar raportin dhe për këtë gjykata shtyu seancën.Ardian Prrenjasi rrezikon 25 vjet burgim nëqoftëse gjykata e gjen fajtor për akuzat e Prokurorisë.