Aksi Kardhiq-Delvinë, duhet të kishte përfunduar në vitin 2009

Kjo eshte rruga Kardhiq-Delvine, e cila prej 4 vitesh duhet te kishte perfunduar dhe ishte ne funksion, duke shkurtuar distancen mes qytetit te Gjirokastres dhe Sarandes.Shiriti per fillimin e punimeve te saj eshte prere nga ish-kryeministri Sali Berisha ne vitin 2007 dhe afati perfundimtar i tyre u deklarua viti 2009, fakt per te cilen pamjet nuk duan aspak koment.E konceptuar si nje investim qe do te sherbente per zhvillimin e zones, rruga Kardhiq-Delvine shtrihet mes 8 fshatrave te komunes Cepo, e cila ka rreth 5000 banore.Te nderprera vite me pare, punimet ne aks si edhe shkarjet e shumta te dheut, tregon se studimi gjeologjik nuk ka qene i plote dhe sot ato jane kthyer ne pengese per qarkullimin e automjeteve.Moslikujdimi i nenkotraktoreve te firmave eshte nje tjeter problem i rradhes. Punimet per ndertimin e aksit Kardhiq-Delvine, vlera e te cilit shkonte mbi 600 milione leke, u kryen nga tre firma private, te cilat shume shpejt do te pezullonin punimet.Ne fjalen e rastit te asaj kohe, ish-kryeministri berisha premtoi para kamerave dhe banoreve, se keto firma do te kishin bonus ne qofte se do te dorezonin punimet ne afat, por sot pas 6 vitesh qe prej fillimit te tyre asgje nuk ka ndryshuar,ne nje kohe qe jane vetem 37 kilometra rruge.