Kiev: Opozita merr zyrën e bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 17:46
Udhëheqësi i partisë opozitare Svoboda në Ukrainë ka thënë se anëtarët e subjektit të tij kanë okupuar ndërtesën e bashkisë në Kiev, derisa protestat kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian kanë vazhduar edhe të dielën.Udhëheqësi i Svoboda-s, Oleh Tyahnybok, u është adresuar mijëra demonstrusve në Sheshn e Pavarësisë në Kiev.Ai po ashtu ka bërë thirrje për grevë kombëtare.Zëdhënësja e policisë në Kiev, Olga Bilyk, ka konfirmuar okupimin e zyrës së bashkisë.“Zyrtarët e sundimit të ligjit janë duke negociuar me ata që kanë marrë kontrollin e zyrës së bashkisë”, ka thënë Bilyk.Raportet thonë se mbi 100,000 protestues po marrin pjesë në protestat e sotme në Kiev.