Irak, afro 950 të vrarë në nëntor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 16:28
Sulmet në Irak, muajin e kaluar, kanë vrarë afro 950 persona, shumica nga ta civilë.Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Irakut, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, në muajin nëntor janë vrarë 948 persona, 852 nga të cilët civilë, 53 policë dhe 43 ushtarë.Dhuna sektare në këtë vend ka shënuar rritje që në muajin prill.