FRD feston në Vlorë: Shqiptarët nuk mund të përçahen nga politika
Partia Fryma e Re Demokratike uron të gjithë shqiptarët Gëzuar festën e Pavarësisë. Në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit, FRD përshëndet rrugëtimin e gjatë që kanë bërë shqiptarët në konsolidimin e marrëdhënieve të tyre me shtetin dhe gjithçka që shqiptarët kanë bërë pozitivisht për të.Përmes një deklarate për mediat, Fryma e Re Demokratike thekson se është e bindur se ashtu si edhe 100 vjet më parë, shqiptarët meritojnë më shumë. Edhe pse qytetarët kanë bërë hapa gjigandë në këta 100 vjet shtet, politika, për fat të keq, nuk ka e ka ndjekur me të njëjtin hap zhvillimin, ndryshimin dhe pozitivitetin qytetar.Ndaj FRD uron në këtë 100 vjetor shqiptarët, kudo që janë dhe njëkohësisht, në emër të tyre, i bën thirrje politikës së vjetër konfliktuale që lërë mënjanë ngërçet e t’i përkushtohet Shqipërisë, siç bënë firmëtarët e pavarësisë 100 vjet më parë.Fryma e Re Demokratike do ta festojë ditën e pavarësisë aty ku edhe u ngrit flamuri, Në Vlorë. Kreu i FRD-së, Prof. Dr. Bamir Topi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Z. Gazmend Oketa dhe anëtarë të tjerë të FRD-së, do të marrin pjesë në të gjitha festimet e organizuara me rastin e festës së 100-vjetorit pikërisht në qytetin e shpalljes së Pavarësisë.Z. Topi është i ftuar në Vlorë nga institucionet e qytetarëve të saj. Më pas, ai do të jetë i pranishëm edhe në festimet e mbrëmjes në Tiranë.Gëzuar të gjithë shqiptarëve!