SHBA: Të evitohet konflikti për Arktikun
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel,u ka bërë thirrje vendeve që të bashkëpunojnë, për ta evituar konfliktin, derisa rajoni i Arktikut po shkrihet me shpejtësi.Në një fjalim që e ka mbajtur mbrëmë në Halifaks të Kanadasë, zoti Hagel ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të “ushtrojnë sovranitet” me qëllim të mbajtjes së lirisë së lundrimit në rajon.Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Uashingtoni do të synoj raporte më të thella ushtarake me vendet e tjera të Arktikut, përfshirë Rusinë dhe Kanadanë.Vitin e kaluar, akulli në Arktik është tkurrur duke rënë në nivelin më të ulët prej se ka filluar observimi me satelit në vitet e 70-ta, ndërsa ekspertët besojnë se deri në vitin 2050, akulli veror nuk do të ekzisitoj më për shkak të ndryshimeve globale klimatike.Derisa akulli shkrihet, është shtuar gara ndërmjet vendeve për zhvillimin e burimeve të energjsië dhe për linjat transportuese.Në shtator, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se vendi i tij do ta ripërtrijë bazën nga epoka sovjetike për patrullime në linjën e Detit Verior.