Moldavi: Mijëra vetë demonstruan kundër lidhjeve me BE-në

Mijëra njerëz kanë marshuar sot në rrugët e kryeqytetit Kishinev të Moldavisë, duke protestuar kundër afrimit të këtij vendi me Bashkimin Evropian.Në demonstratën e organizuar nga Partia Komuniste, së paku 5 mijë njerëz të moshuar kanë brohoritur slogane kundër qeverisë së Moldavisë dhe për Rusinë.Në këtë mënyrë ata e kundërshtuan synimin e qeverisë në Kishinev, për të negociuar për Marrëveshvjen e Asocimit me Bashkimin Evropian, në samitin e Vilniusit në Lituani, javën e ardhshme.Lideri komunist, Vladimir Voronin, që dikur ishte president i Moldavisë, tha se ky vend “duhet t’i ndjek hapat e Ukrainës” dhe t’i ndalë bisedimet për lidhje më të afërta me Brukselin.