Vendet e lindjes mes BE dhe Rusisë, Merkel kërkon bisedime

Kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje për bisedime ndërmjet Bashkimit Europian dhe Rusisë për marrëdhëniet me vendet e lindjes. Me anë të një videomesazhi Merkel thekson se këto bisedime janë të nevojshme që fqinjët e lindjes të mos përballen me presion për marrëdhëniet me Perëndimin apo Moskën.Deklarata vjen pas vendimit të Ukrahinës për të mos firmosur një marrëveshje me BE-në dhe për të përforcuar lidhjet me Rusinë. Ajo nënvizoi se Rusia është partner strategjik i BE dhe se situata të tilla duhet të eliminohen, duke premtuar se kjo çështje do të jenë në axhendën e saj të diskutimeve në takimin e rradhës me kryeministrin rus, Vladimir Putin.Bashkimi Europian pritet të mbajë një samit në Lituani me shumë kombe të lindjes në kuadër të partneritetit të BE me shtetet lindore të Evropës.