Pakistan, mjeku që ndihmoi CIA-n akuzohet për vrasje

Shakil Afridin, mjeku i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara të gjejnë udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden, akuzohet nga Pakistani me vrasje të ndodhur në vitin 2005.Avokati i Afridit, Samidullah Afridi, ka thënë se autoritetet kanë ngritur akuzën kundër mjekut në lidhje me vdekjen e një pacienti që ka operuar në provincën Khiber.Akuza është ngritur nga nëna e pacientit, e cila thotë se Afridi ka kryer operacionin edhe pse nuk ka qenë kirurg.Afridi është arrestuar pasi Forcat Speciale të SHBA-së kanë vrarë Bin Ladenin në maj të vitit 2011.Vitin e kaluar, ai është dënuar me 33 vjet burg për anëtarësim në grupin e jashtëligjshëm militant, Lashkar-e-Islam, akuzë që Afridi e ka hedhur poshtë.Dënimi i tij është rrëzuar nga një gjykatë gushtin e kaluar dhe është urdhëruar gjykim i ri.