Shpërthen naftësjellësi në Kinë, 44 të vdekur, qindra të plagosur

Një shpërthim i një naftësjellësi është shënuar në Kinën lindore, duke lënë të paktën 44 viktima, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.Autoritetet thonë se më shumë se 135 të tjerë janë plagosur, kur naftësjellësi u përfshi nga flakët pranë qytetit-port të Qingdao-s, rreth 480 km në veri të Shangait. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende gjatë ditës së shtunë.Naftësjellësi pësoi një çarje përgjatë orëve të vona, duke nisur rrjedhjen, njofton Xinhua, duke cituar burime qeveritare. Rrjedhja e naftës u ndërpre, ndërkohë që punëtorët shkuan në vendngjarje për të riparuar çarjen. Por, në mëngjes vonë ndodhi shpërthimi fatal.Naftësjellësi, i cili është rreth 176 km i gjatë, i përket gjigantëve kinezë të naftës, Sinopec, si dhe lidh portin e naftës me plantacionet kimike më në thellësi të vendit.Autoritetet detare po kërkojnë për rrjedhje të mundshme të naftës përgjatë bregdetit, njofton Xinhua, por deri më tani nuk është raportuar asnjë e tillë