Ukraina përkujton sot ditën e Holodomit
Ukraina po përkujton sot ditën e Holodomit, ngjarja e viteve 1932-1933 që shënon vdekjen e miliona ukrahinasve nga uria si pasojë e politikave të vendosura nga Stalini. Gjatë krizës së viteve 1932-1933 forcat e Stalinit sekuestruan magazinat e ushqimeve, detyruan fshatarët të braktisnin tokat e tyre, bënë ekzekutime masive dhe burgosën mijëra ukrainas. Dëshmitarët e mbijetuar të tragjedisë së atëhershme, rrëfejnë panoramën tmerruese të jetës së njerëzve në atë periudhë.92-vjeçarja Oleksandra Ovdiyuk, një ndër të paktat të mbiejtuara nga tragjedia kujton situatën e atëhershme."Bolshevikët kishin skuadra që shkonin nëpër fshatra dhe konfiskonin të gjitha ushqimet nëpër shtëpitë e fermerëve”.Populli në Ukrainë është i ndarë në dy qëndrime të kundërta. Nga njëra anë ka nga ata që mendojnë se kriza e urisë që solli vdekjen e miliona personave ishte e planifikuar me qëllim vrasjen e popullit të Ukrainës në rrethanat e rritjes së nacionalizmit në vend. Ndërsa të tjerë mbështesin idenë e një keq qeverisjeje të atëhershme nga Stalini, shkak që solli bilancin e tmerrshëm të viktimave. Në atë kohë, shumë fshatra raportonin për vdekjen e shumicës së banorëve, ndërsa në një situatë të tillë të rëndë raportoheshin shpesh raste kanibalizmi, pasi njerëzit filluan të hanin mishin e fëmijëve ndërsa numri i të vdekurve nuk bëhej kurrë publik.Një tjetër e mbijetuar, Olena Goncharuk, flet për atë periudhë:"Ne kishim frikë të dilnim jashtë fshatit sepse njerëzit po vdisnin urie dhe ekzistonte kanibalizmi. Një burrë shkoi për të nxjerrë disa viktima nga një shtëpi dhe mori me vete edhe një grua e cila ishte akoma gjallë. Ajo i kërkoi të mos e merrte me vete sepse akoma po merrte frymë ndërsa ai iu përgjigj që pas pak ajo gjithsesi do të vdiste.Ukrainasit nuk mund të shkonin në Bjellorusi apo Rusi pasi kujfitë ishin të mbyllur nuk lejohej të hyje në territorin e tyre. Fermerët nuk donin të përfshiheshin në kooperativa, nuk donin tua jepnin bolshevikëve produktet e tyre prandaj bolshevikët filluan ti vrisinin ata masivisht.Pas pavarësisë në vitin 1991, një ligj në Ukrainë e quan vepër penale nëse dikush mohon se Holodomori ishte një genocid i paramenduar. Ligji e përkufizon tragjedinë e rëndë si një genocid kundër popullit të Ukrainës dhe më shumë se 20 shtete e kanë njohur këtë ligj.Historianët e konsiderojnë Holodomin si krim kundër njerëzimit dhe se kjo ngjarje nuk ndikoi vetëm në popullin ukrahinas por edhe në Rusi dhe Kazakistan.Ukraina shpesh është akuzuar për fryrjen e numrit të viktimave. Në lidhje me këtë historianët shprehen se numri zyrtar i viktimave të Holodomit është 2 milionë nejrëz por numri është shumë më i lartë nëse këtu përfshihen edhe vdekjet që u shkaktuan nga sëmundjet dhe ekzekutimet por kjo shifër nuk e arrin numrin e deklaruar nga Ukraina. Ndërsa për sa i përket krahasimit që u bëhet shpesh Holodomit dhe Holokaustit, këto dy ngjarje kanë shumë ndryshime pasi Holodomi siç është deklaruar gjithmonë, nuk kishte për qëllim shfarosjen e popullsisë ukrainase por erdhi si pasojë e zisë së bukës.