Protesta në Ukrainë kundër vendimit anti-Evropë
Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Kievit për të protestuar vendimin e qeverisë për të shtyrë nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.Forca të shumta të sigurisë kanë monitoruar protestën në Sheshin e Pavarësisë.Protestuesit kanë marrë edhe mbështetjen e opozitës. Qeveria e presidentit Viktor Yanukovych ka njoftuar të enjten se do të pezillojë procesin për përgatitjen e marrëveshjes.Po dje, parlamenti ka refuzuar legjislacionin e propozuar për t'i mundësuar ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit.Në prag të shqyrtimit të kësaj çështje në Kuvend, Ukraina u vendos nën një presion të madh nga Rusia për të refuzuar, për shkak të hapit historik që do të realizonte ish-republika sovjetike drejt një kursi më perëndimor.Pas rrëzimit të projektligjit, Bashkimi Europian, i cili këmbëngul se burgosja e Tymoshenkos është politikisht e motivuar, do të dërgojë një diplomat special për të negociuar sërish me Kievin.Në këmbim të mosfirmosjes së marrëveshjes së tregtisë së lirë me BE-në, Moska i ofron Ukrainas pjesëmarrjen në një zonë të lirë të shkëmbimit doganor që ajo ka krijuar së bashku me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.Tymoshenko, figura kryesore e Revolucionit të Portokallinjtë dhe kryeministrja e parë femër në historinë e Ukrainës po vuan vitin e dytë të një dënimi 7-vjeçar për abuzim me detyrën gjatë kohës që drejtonte ekzekutivin e vendit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e Kievit.