Egjipti shpall "armik" Turqinë, dëbon ambasadorin turk
Egjipti merr masa kundër qeverisë turke, duke shpallur prishje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Qeveria egjiptiane ka dëbuar Ambasadorin turk nga vendi dhe ka tërhequr Ambasadorin e saj nga Turqia.Vendimi bëhet i ditur në një deklaratë për shtyp nga Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty, i cili tha se Turqia po mundohet të influencojë opinionin publik kundër interesave të Egjiptit, duke akuzuar qeverinë turke për mbështetje të organizatave që kanë për qëllim krijimin e destabilitetit dhe trazirave në vend.Akuza vjen pasi Turqia ka qenë një nga kritiket më të ashpra të Egjiptit për rrëzimin e Presidentit Muhamed Morsi në korrik të këtij viti. Turqia zyrtare e ka konsideruar këtë lëvizje të egjiptianëve si një goditje të befasishme dhe të papritur.Egjipti nga ana tjetër akuzon Turqinë për ndërhyrje të njëspasnjëshme në punët e brendshme të shtetit egjiptian.Rrëzimi i Morsit nga populli egjiptian shkaktoi shumë trazira dhe përplasje të përgjakshme në vend ndërmjet mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij.