Indeksi Dow Jones shënon rritje rekorde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2013, 12:30
Indeksi Dow Jones, një indikator kyç i tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur të enjten për herë të parë me mbi 16,000 pikë.Ai ka shënuar rritje për afro 110 pikë, pasi një raport i Departamentit të Punës ka bërë të ditur se kërkesat për ndihmë ekonomike kanë rënë javën e kaluar në nivelin më të ulët që në muajin shtator.Indeksi Dow Jones është rritur për 22 për qind që në fillim të vitit dhe pritet të tregojë fitimet më të mira vjetore që prejt vitit 2003.