Kina teston aeroplanin e parë pa pilot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2013, 12:40
Kina ka testuar për herë të parë aeroplanin pa pilot.Mediat shtetërore thonë se testimi ka ndodhur në qytetin jugperëndimor Çengdu dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.Sipas tyre, ky “fluturim i suksesshëm” është dëshmi se “Kina ka ngushtuar pabarazinë në fuqinë ajrore me vendet perëndimore”.Shteti komunist ka katër vjet që bën përpjekje të përmirësojë teknologjinë e vet ushtarake.Ai mban vendin e dytë në botë sa u përket shpenzimeve aktuale për mbrojtje.