Bisedimet me Iranin vazhdojnë për të tretën ditë
Raundi i fundit i bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranin vazhdon për të tretën ditë, pasi një dje u zhvilluan një numër takimesh substanciale. Negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje lidhur me hapat fillestarë për të kontrolluar komponentin ushtarak të dyshohet se ka programi bërthamor i Iranit, në shkëmbim për lehtësimin e sanksioneve kundër Teheranit.Zyrtarët thanë se ishin zhvilluar bisedime të hollësishme dhe se ende kishte mospajtime mbi një numër temash, pas bisedimeve të djeshme. Komente të tilla kanë krijuar përshtypjen se janë shfaqur vështirësi në bisedimet në mes të delegacionit ndërkombëtar të kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe delegacionit iranian të kryesuar nga Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.Zëdhënësi i zonjës Ashton, Michael Mann, tha se ajo ishte e vendosur të kapërcente mospajtimet që kishin penguar arritjen e një marrëveshjeje në raundin e fundit të bisedimeve më shumë se një javë më parë. Megjithatë askush nuk po shprehet për sukses të garantuar:"Ishin negociata domethënëse, të hollësishme dhe substanciale në përpjekje për të përpunuar hollësitë e tekstit dhe për të ngushtuar dallimet që ekzistonin në raundin e mëparshëm”.Zëvendës ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se zgjidhja është e realizueshme, por se ende ka dallime të mëdha."Kemi një punë të vështirë në kapërcimin e këtyre dallimeve. Mendoj se duhet vullneti i mirë dhe vendosmëria për të zgjidhur këto mospajtime”.Negociatorët duhet të gjejnë edhe zgjidhje origjinale, kur bëhet fjalë për masën e lehtësimit të sanksioneve ekonomike mbi Teheranin në fazën e parë si dhe me masën e kufizimit të programit bërthamor iranian ndërkohë që vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afat-gjatë. Ndërkohë që vazhdon retorika për kapërcimin e mospajtimeve, askush nuk po jep hollësi specifike.Synimi afat-gjatë është të bindet komuniteti ndërkombëtar se programi bërthamor i Iranit ka thjesht synime paqësore dhe më së fundi të realizohet heqja e sanksioneve mbi Teheranin.Në Qendrën për Studime mbi Sigurinë në Zyrih, studiuesi Roland Popp tha se arritja e synimit nuk do të jetë e lehtë.