SHBA kujton Presidentin John Kennedy

Flamujt në ndërtesat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të ulen sot në gjysmështizë, për të shënuar 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy.Presidenti Barack Obama e cilësoi pararendësin e tij një shembull i jashtëzakonshëm i udhëheqësit në shërbim të publikut, i cili gëzonte vizion të gjerë dhe idealizëm të peshuar  Obama vuri një kurorë në varrin e Presidentit Kennedy, i cili prehet në Varrezat Kombëtare pranë Uashingtonit.Këmbanat e kishave do të bien në Dallas të Teksasit, ku Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje. Po ashtu do të mbahen momente heshtjeje dhe historiani i njohur David McCullough do të lexojë pasazhe nga fjalimet e zotit Kennedy.Kennedy u vra  më 22 nëntor të vitit 1963.Një komision qeveritar ka konstatuar se Lee Harvey Osëald ka vrarë presidentin dhe se ai ka vepruar i vetëm.Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se Kennedy ka qenë viktimë e një konspiracioni të fshehur.