Berisha,Thaçi e Basha përurojnë shtatoren e Adem Jasharit
Një tjetër figurë e rëndësishme historike legjendare ka ngulitur rrënjet në kryeqytet në këtë 100 vjetor të pavarësisë, komandanti legjendar i Luftes Clirimtare të Kosovës Adem Jashari.Kryeministri Sali Berisha së bashku me Rifat Jasharin, anëtar i familjes Jashari, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, zbuluan shtatoren e heroit legjendar Adem Jashari.Kryeministri Berisha e cilësoi legjendarin Adem Jashari si "Flamurmbajtësi më dinjitoz pas Skenderbeut, që ktheu Prekazin e Drenicën në Krujën e dytë të shqiptarëve".“Sot ne jemi këtu nga të gjitha trojet etnike shqiptare, kemi vendosur lule dhe ndihemi krenarë me ju, komandant, por sot jemi këtu edhe për t’u zotuar solemnisht se të frymëzuar nga vepra jote, nga legjenda jote dhe qindra e mijëra heronjve e martirëve të këtij kombi do të bëjmë gjithçka që të shndërrojmë përfundimisht në realitet, idealin e shenjtë për të cilin t’i bëre sakrificën më sublime, për të cilën shqiptarët gjatë një shekulli ranë për t’u bërë të pavdekshëm në altarin e kombit tonë, për të bërë realitet ëndrrën e bashkimit kombëtar, si ëndrra më e bukur, si ëndrra e vërtetë evropiane e këtij kombi”tha Berisha.Sipas kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, komandanti, Adem Jashari ishte ai që i dha kuptim lirisë.“Gjatë tërë vitit, ne festuam dhe kremtuam bashkarisht dhe shpesh me Kryeministrin Berisha, anë e kënd Shqipërisë dhe Kosovës. Festuam dhe kremtuam anë e kënd në Maqedoni e Preshevë, edhe në viset shqiptare në Mal të Zi, kremtuam edhe në diasporë, por ky tubim sot, pas atij në Shkup, Prishtinë, Mitrovicë, Drenicë, Karadak, Dukagjin e kudo, është tubimi që i jep kuptim manifestimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sepse komandanti legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij i dhanë kuptim lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i dhanë kuptim shqiptarizmit, i dhanë kuptim përmbylljes me sukses të shekullit që lamë pas, për t'i hapur një horizont të ri të ardhmes së kombit shqiptar, horizontin e shekullit të ri, e shekullit të bashkimit të kombit shqiptar”u shpreh Thaçi.Ndërsa sipas kryetarit te Bashkisë se Tiranës, Adem Jashari i tregoi botes se për shqiptarët nuk ka vlere jeta pa liri.“Të gjithë e dimë, se kur shumëkush nga ne ndoshta do të jetë tretur, Adem Jashari do të qëndrojë këtu, i paplakshëm dhe i paperëndueshëm, sepse heronjtë, heronjtë e mirëfilltë si ai, e mundin kohën dhe e shtrëngojnë fort në putrat e tyre prej luani. Dhe për shekuj, ky emër dhe kjo legjendë e vërtetë, do të ngjallë adhurim dhe shtangie, adhurim për ne dhe shtangie për këdo që do të guxonte t’i shkaktonte dhimbje kësaj toke, sepse prej dhimbjes, kjo tokë ka dëshmuar se di të ringjallë çlirimtarët e dhimbjes dhe nismëtarët e lirisë së mohuar. Tirana është sot krenare, që e ka Adem Jasharin sërish në gjirin e vet”tha Basha.Të pranishëm në këtë ceremoni, krahas autoriteteve të larta të vendit, ishin dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti,Shtatorja, realizuar nga skulptori Muntaz Dhrami, u vendos në sheshin në hyrje të bllokut të ambasadave, në rrugën e "Durrësit", në Tiranë.