100-vjetori në sytë e fëmijëve, pritet me vjersha nga vogëlushët e kopshtit nr.35
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2012, 19:15
Këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarësisë na e sjellin nëpërmjet penës e fjalëve të tyre edhe të vegjëlit e kopshteve dhe nxënësit e shkollave. Për të njohur të vegjëlit me hisotrinë dhe kulturën tonë ndër vite, për të uruar pavarësinë e vendit , kopshti 35 ka organizuar një koncert me këngë dhe vjersha të interpretuar prej tyre.Ndërkohë në Teatrin e Kukullave është organizuar ekspozita e përvitshme kombëtare me piktura nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare nga të gjithë trevat e vendit. Nëpërmjet pikturave të ekspozuara mund ta shohim këtë jubile përmes syve të tyre, të punuara edhe me gurë, rruaza dhe oriz.