Elbasan, arrestohen 11 persona të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale
11 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Sic bëjnë me dije autoritetet policore të këtij qyteti janë arrestuar shtetasit Elton Poka, 22 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, Florenc Çela, 32 vjeç, i dënuar me 5 muaj burg për vjedhje,Fitimtar Zekthi, 37 vjeç, i dënuar me 6 muaj burg për mashtrim, Arbër Ranxha, 28 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje, Arbër Ramollari, 26 vjeç, i dënuar me 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje, Sali Marku, 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje, Nertil Ranxhi, 25 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, Astrit Hasa 29 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, Indrit Shehi, 24 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, K.T., 17 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje dhe K.Ç., 17 vjeç, i dënuar me 4 muaj burg për vjedhje. Arrestimi i tij u bë falë një operacioni të ndërmarrë nga blutë e Elbasanit për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ndërkaq një ditë më parë u bë arrestimi i 6 personave të tjerë, kryesisht për vjedhje.