Blerja e votës në zgjedhje, PD: Reforma zgjedhore të penalizojë fort blerësit

Eleminimi i blerjes se votes dhe nderhyrjes se politikes ne administrimin e proçesit zgjedhor, duhet te jene dy pikat themelore ne reformen e re zgjedhore.Ky ka qene qendrimi i Partise Demokratike, ku ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se kjo nevoje rrjedh nga fenomeni i blerjes se votes ne Korçe por dhe problematika te hasura ne administrimin e zgjedhjeve ne 23 qershor. Keto dy nderhyrje sipas tij jane thelbesore per mbarëvajtjen e zgjedhjeve te ardhshme.Parimisht per ndryshime ne kodin zgjedhor shprehet dhe mazhoranca. Bashkehartuesi i refomes zgjedhore ne vitin 2012, Armando Subashi, nuk foli per elementët qe duhen ndryshuar, por kerkoi qe i gjithë proçesi te shoqerohet me konsensus politik.Nderkohe Ristani, foli dhe per reforminin e KQZ-së, ku tha se ne kushtet kur nuk garantohet eleminimi i blerjes se votes, por dhe nderhyrja politike ne administrimin zgjedhor, KQZ duhet te funksionoje siç eshte me balancim politik dhe jo sipas propozimit të Ilirian Celibashit, qe te drejtohet nga nje individ apolitik.Rekomandimi per permiresim te ligjit zgjedhor, erdhi dhe nga delegacioni i ODIHR-it i kryesuar nga Conny McCormack, kryetare e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe Steven Martin, këshilltar zgjedhor pranë ODIHR.