Ligji për administratën gjyqsore, kreu i krimeve të rënda: Na i pret krahët

Ligji i ri për administratën gjyqsore i miratuar në muajin korrik është antikushtetues dhe cënon rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Ky është mendimi i unionit të gjyqtarëve, i cili ka kërkuar në gjykatën Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e tij si antikushtetues.Kryetari i gjykatës së krimeve të rënda, Sandër Simoni, në një intervistë për Ora News ka argumentuar se përse është marrë ky hap nga unioni.Sipas Simonit, titullari i gjykatës nuk ka asnjë pushtet më mbi administratën e gjykatës dhe i vishet gjithë ky pushtet kancelarit te gjykatës,i cili urdhërohet drejtpërdrejt nga Ministri i Drejtësisë.Simoni vazhdon me tej se pushteti i Ministrisë së Drejtësisë në gjykatë arrin deri tek buxheti apo edhe emërimet në administratën e gjykatës.Në seancën e datës 14 nëntor, gjykata kushtetuese ka rrezuar kërkesën për pezullimin e këtij,i cili aktualisht zaptohen në gjykata. Shpresa e vetme e unionit të gjyqtarëve është se gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë këtë ligj, për të cilin pritet shume shpejt vendimi i zbardhur.