Pakistan, të paktën tre të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Një bombë që pati për shënjestër forcat e sigurisë ka vrarë tre persona dhe ka plagosur mëse njëzetepesë të tjerë, në jugperëndim të Pakistanit.Bomba ishte vendosur dhe kurdisur në një biçikletë afër një pikë-kontrolli të policisë, në kryeqendrën e provincës së Baloçistanit.Zyrtari i policisë, Samiullah Soomro, ka thënë se tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.