Alarm për bombë në një universitet të Moskës

Policia në Moskë ka bërë të ditur se ka evakuuar rreth pesë mijë studentë dhe profesorë nga Universiteti Shtetëror i Menaxhmentit, pasi një person i panjohur kishte telefonuar duke thënë se brenda ndërtesës ndodhej një bombë.Zyrtarë nga Ministria e Brendshme kanë thënë se policia ka ndërmarrë masat e duhura, menjëherë pas telefonatës së marrë sot në mëngjes.Policia ka arritur në universitetin që ndodhet në qendër të Moskës, me qenë të trajnuar në mënyrë të veçantë për hetimin e bombave, dhe po merret me rastin.