“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Prefektura e Tiranës angazhim për 22 nëntorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2013, 15:52
Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, thirri sot në një tryezë të përbashkët përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, kryetarët e minibashkive dhe komunave të Tiranës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”.Tryeza kishte si qëllim bashkërendimin e Planit të Punës për mbarëvajtjen dhe koordinimin e projektit në fjalë, ndërsa nisma pritet të marrë jetë në të gjithë territorin ditën e premte, më datë 22 Nëntor.Në zbatim të ligjit “Për Prefektin”, institucioni në fjalë ka ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen për komunikimin institucional duke mbledhur bashkë ditën e sotme, të gjithë aktorët dhe faktorët e pushtetit vendor dhe më gjerë, që veprojnë në kryeqytet dhe komunat përreth.Qëllim i takimit gjithashtu ishte edhe ngritja e Shtabit Rajonal pranë Prefektit të Qarkut, për të koordinuar punën para dhe gjatë aksionit të pastrimit që do të zhvillohet ditën e premte.Në kuadër të kësaj nisme, Shtabi Rajonal përbëhet si më poshtë:1 – Prefekti i Qarkut2 – Përfaqësues i Prefekturës si Koordinator Rajonal i nismës3 – Përfaqësues i Agjencisë Rajonale të Mjedisit4 – Përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes5 – Përfaqësues i Shoqërisë CivileGjatë fjalës së tij, Prefekti i Qarkut Tiranë theksoi se “Është hera e parë që ky aksion shkon përtej nismave lokale dhe aksioneve modeste të ndërmarra nga shoqëria civile. Çdo ditë, ne përballemi me ndotjen e qyteteve dhe komunave ku jetojnë dhe të gjithë ndihemi të pafuqishëm për të ndërmarrë hapa të mëdhenj, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nëse bashkohemi mund të bëjmë ndryshimin e madh”.Sipas Vorpsit, asnjë shoqëri nuk civilizohet nëse nuk ka një ambient të pastër.“Mjedisi ynë, qyteti në të cilin jetojmë dhe punojmë, është pasqyrimi i qëndrimeve dhe pritshmërive tona si shoqëri” – theksoi z. Sadi Vorpsi.Duke garantuar përkrahjen e institucionit të Prefektit, z. Vorpsi u shpreh se shqiptarët e treguan dëshirën e tyre për të pasur një mjedis të shëndetshëm, kur u angazhuan në rastin e mbetjeve kimike, përtej organizimeve politike.Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.Kjo nismë ka filluar si një iniciativë globale dhe për herë të parë synohet që të zhvillohet edhe në Shqipëri. Ajo është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithë qytetarëve, duke mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Në vendin tonë, ky aksion është caktuar të zhvillohet më datë 22 Nëntor.Të pranishëm në këtë takim e sotëm ishin përfaqësuesit e 3 bashkive (Tiranë, Kamëz dhe Vorë), 16 komunave dhe 11 njësive minibashkiake, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Lista e vendeve nga do të nisi aksioni vullnetar në Tiranë. Këto janë 15 pikat ku ju mund të paraqiteni për t’u bërë pjesë e aksionit në datën 22 nëntor 2013, ora 09:00
1 – Minibashkia 1 – Ali Demi, Tregu Industrial, Materniteti i Ri, Shkozë,
- Aksioni fillon te fusha e Ali Demit
2 – Minibashkia 2 – Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti,- Aksioni fillon te Fakulteti Filologjik3 – Minibashkia 2 – Komuna Farkë Parku i Liqenit, Unaza e Re,- Aksioni fillon te Diga e Liqenit Artificial4- Minibashkia 3 – Xhamlliku, Porcelan, Varri i Bamit, Oxhaku, Kodra e Pirftit,- Aksioni fillon te sheshi “Shtraus”5 – Minibashkia 4 – Allias, QSUT, Kinostudio- Aksioni fillon te shkolla “Bajram Curri”6 – Minibashkia 5 – Tirana e Re, Komuna e Parisit, Stadiumi Dinamo,- Aksioni fillon te Stadiumi Dinamo7 – Minibashkia 5 – Selitë, Unaza e Re, Kodra e Diellit,- Aksioni fillon te Qendra Kristal8 – Minibashkia 6 – Kombinat Sheshi “Garibaldi”,- Aksioni fillon perballeminibashkise9 – Minibashkia 7 – “21 dhjetori”, Fusha e Aviacionit, Fusha e Zezë, Ish-parku i autobusëve- Aksioni fillon te “Inxhinieria e Ndërtimit”10 – Minibashkia 7 – Shkolla Teknologjike, Birra Tirana, Fabrika e Miellit, KMY,- Aksioni fillon pranë “Pallatit me Shigjeta” te Shkolla Teknologjike11 – Minibashkia 8 – Rruga e Dibrës, Rruga 5 Maji, Tregu Lahi, Pazari i Ri,- Aksioni fillon te sheshi perballeMedresesës12 – Minibashkia 9 – Siri Kodra, Brraka, Stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave- Aksioni fillon te sheshi pranë stacionit të trenit13 – Minibashkia 10 – Qendra e Qytetit, MyslymShyri,- Aksioni fillon te Parku Rinia14 – Minibashkia 11 – DonBosko, Laprakë,- Aksioni fillon pranë Vizion Plus15 – Komuna Dajt-Fresku, Teleferiku i Dajtit- Aksioni fillon pranë restorant “Freskut”