Gjosha,Yousif Alsae: Ndihma e Katarit me vlerë për zhvillimin e vendit

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një vizitë kortezie ambasadorin e Katarit në Tiranë, Yousif Hasan Yousif Alsae. Ministrja vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Katarit, mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë si dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të thellohet më tej në fusha të rëndësishme.Ministrja Gjosha u shpreh se pavarësisht se ndikimi nuk është i drejtpërdrejtë, ndihma që ka ofruar Katari për Shqipërinë, ka qenë me vlerë në zhvillimin e vendit e për rrjedhojë edhe për integrimin e tij të mëtejshëm.Ambasadori i Katarit, uroi dhe përgëzoi ministren Gjosha për detyrën e re. Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe bashkëpunuar në projekte dhe investime të rëndësishme në Shqipëri.Ambasadori nënvizoi se Shqipëria është një vend mik si dhe i komunikoi ministres Gjosha, interesin dhe dëshirën për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me Ministrinë e Integrimit Evropian.